| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Samiti "Stratcom 2026" fillon të premten në Istanbul
Samiti Ndërkombëtar do të mbledhë zyrtarë të lartë nga 38 vende për të diskutuar mbi luftën në Lindjen e Mesme dhe çështjet urgjente me të cilat përballet sistemi ndërkombëtar.
Samiti "Stratcom 2026" fillon të premten në Istanbul
Samiti "Stratcom 2026" fillon të premten në Istanbul / TRT Balkan
një ditë më parë

Samiti Ndërkombëtar i Komunikimit Strategjik "Stratcom 2026" do të mbledhë zyrtarë të lartë nga 38 vende për të diskutuar mbi luftën në Lindjen e Mesme dhe çështjet urgjente me të cilat përballet sistemi ndërkombëtar. 

I organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes, në samitin dyditor, i cili do të zhvillohet më 27-28 mars, do të marrin pjesë zëvendëspresidenti turk Cevdet Yilmaz, ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe presidenti i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kalin. Njëmbëdhjetë ministra nga 10 vende do të jenë midis më shumë se 60 zyrtarëve të lartë që do të marrin pjesë në samit.

Anadolu është partneri global i komunikimit të këtij eventi.

Nën temën "Përçarja në Sistemin Ndërkombëtar: Kriza, Narrativa dhe Kërkimi për Rend", samiti do të shqyrtojë përçarjet strukturore në sistemin global, krizat që rezultojnë dhe qasjet e ndryshme rajonale për rivendosjen e stabilitetit ndërkombëtar.

Në mediat sociale, drejtori i Komunikimit Burhanettin Duran tha se "Si Drejtori e Komunikimeve, qëllimi ynë është ta nxisim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ta angazhojmë mençurinë kolektive duke përdorur fuqinë e komunikimit strategjik. Ky samit nuk është thjesht takim, është një deklaratë e fortë e vullnetit drejt zgjidhjes së çështjeve globale".

Ai theksoi komunikimin si një mjet kyç në menaxhimin e krizave dhe ndërtimin e zgjidhjeve të qëndrueshme.

"Me Samitin Stratcom të organizuar në përputhje me vizionin e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, ne synojmë të zhvillojmë një gjuhë të përbashkët për çështjet globale, t’i forcojmë kanalet e dialogut dhe të kontribuojmë në ndërtimin e një sistemi ndërkombëtar më të drejtë. Ne besojmë me gjithë zemër se ky zë i fortë që ngrihet nga Stambolli do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin në botë", tha Duran.

Samiti do t’i shqyrtojë jo vetëm ndryshimet strukturore në sistemin ndërkombëtar mes tensioneve gjeopolitike në rritje, paqëndrueshmërisë ekonomike dhe krizave shumështresore, por edhe intensifikimin e konkurrencës narrative globale.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Britania dhe Türkiye nënshkruajnë marrëveshje mbështetjeje teknike për avionët "Eurofighter"
Bayraktari: Türkiye ruan furnizim të sigurt me energji pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme
Papunësia në Türkiye në vitin 2025 ra në 8.3 për qind, niveli më i ulët në 21 vjet
Kryediplomati turk dhe ai gjerman diskutojnë luftën në Iran
Kryediplomati turk takohet me ambasadorët e Gjirit dhe Jordanisë në Ankara
Nga detet e Türkiyes u pastruan 325 mijë ton mbeturina
Emine Erdoğan shënon Ditën Botërore të Ujit, paralajmëron rritjen e rreziqeve nga mungesa e ujit
Një ushtar turk midis shtatë të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit në Katar
Stilistja turke e modës u shpërngul në fshatin ku bënte kamp për t'u larguar nga stresi i Istanbulit
Fidan: Vendet e Gjirit mund të veprojnë mes rrezikut të përshkallëzimit të luftës me Iranin
Presidenti Erdoğan shpreh shpresën që Novruzi të sjellë paqe në gjithë Lindjen e Mesme
Türkiye dënon sulmin izraelit në Sirinë jugore, e quan "përshkallëzim i rrezikshëm"
Erdoğan: Terrorizmi i Netanyahut vazhdon ta kërcënojë paqen rajonale dhe globale
Presidenti turk thekson unitetin në urimin për festën e Fitër Bajramit mes tensioneve rajonale
Si e mban Türkiye kontrollin e plotë mbi Bazën Ajrore Incirlik në Adana?
Presidenti turk dhe kryeministri pakistanez diskutojnë marrëdhëniet dhe çështjet globale
Ministri i Jashtëm Fidan: Türkiye dënon sulmet ndaj civilëve në Iran, mbështet Katarin
Erdoğan: Spiralja e dhunës në Lindjen e Mesme duhet të ndalet ‘menjëherë’
Erdoğani: Ankaraja vazhdon të marrë masa të rrepta kundër shkeljes së hapësirës ajrore
Samiti Stratcom do të mbahet më 27-28 mars në Istanbul