| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, 11 vatra zjarri mbeten aktive
Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se vatrat aktive janë në qarqet Tiranë, Dibër, Lezhë dhe Shkodër.
Shqipëri, 11 vatra zjarri mbeten aktive
Shqipëri, 11 vatra zjarri mbeten aktive

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 43 vatra zjarri, nga të cilat sipas autoriteteve 11 mbeten aktive, 8 janë nën mbikëqyrje dhe 24 janë të fikura. 

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se vatrat aktive janë në qarqet Tiranë, Dibër, Lezhë dhe Shkodër.

"Në operacione janë angazhuar 614 forca lokale, 355 efektivë të Forcave të Armatosura, 70 automjete zjarrfikëse vendore, si dhe mjete të Forcave të Armatosura. Janë zhvilluar 4 operacione me helikopterë dhe 1 me avion Air Tractor", thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile.

Në javët e fundit Shqipëria është përfshirë nga zjarret që kanë shkaktuar dëme në pyje, banesa dhe zona të tjera.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë