| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Britania organizon samit virtual për të diskutuar mbi ndërprerjen e transportit detar në Hormuz
Bisedimet do të përqendrohen në masat diplomatike dhe politike që synojnë rivendosjen e lirisë së lundrimit përmes rrugës ujore, e cila është rrugë kyçe për furnizimet globale me energji.
Britania organizon samit virtual për të diskutuar mbi ndërprerjen e transportit detar në Hormuz
Britania organizon samit virtual për të diskutuar mbi ndërprerjen e transportit detar në Hormuz / Reuters
2 orë më parë

Më shumë se 30 vende do të takohen sot në një samit virtual të organizuar nga Britania e Madhe për të diskutuar mbi planet për ta rihapur korridorin strategjikisht të rëndësishëm të Ngushticës së Hormuzit.

Sipas raporteve të medias britanike, bisedimet do të përqendrohen në masat diplomatike dhe politike që synojnë rivendosjen e lirisë së lundrimit përmes rrugës ujore, e cila është rrugë kyçe për furnizimet globale me energji.

Liderët pritet të trajtojnë se si të garantohet siguria e anijeve dhe detarëve që aktualisht nuk janë në gjendje të kalojnë nëpër ngushticë.

Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper do të kryesojë takimin, me pjesëmarrës që pritet të përfshijnë vende evropiane si Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, së bashku me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Australinë, Japoninë, Kanadanë, Korenë e Jugut, Zelandën e Re, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Nigerinë, sipas një raporti nga "The Guardian".

Të gjithë janë nënshkrues të një deklarate të përbashkët të lëshuar muajin e kaluar, duke u zotuar për një "gatishmëri për të kontribuar në përpjekjet e duhura" për të siguruar kalim të sigurt. Disa vende të tjera i janë bashkuar iniciativës që kur deklarata u miratua për herë të parë, sipas raportimeve.

ShBA-ja nuk pritet të marrë pjesë në samit ndërsa organizatorët janë përqendruar në vendet që kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët, së bashku me aleatë të tjerë evropianë dhe aktorë kryesorë detarë dhe rajonalë.

Të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump tha se përgjegjësia për rihapjen e ngushticës duhet të bie mbi kombe të tjera nëse ShBA-ja ndalon sulmet e saj ndaj Teheranit. Ai kritikoi atë që e përshkroi si mungesë mbështetjeje nga aleatët evropianë.

ShBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar ofensivën ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 njerëz, përfshirë ish-udhëheqësin suprem Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet globale dhe aviacionin.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë