| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Trump do të presë liderët e Amerikës Latine në samitin e së shtunës
“Qëllimi i këtij Samiti të ri të Amerikës Latine është të promovojë lirinë, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë”, u tha Leavitt gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Trump do të presë liderët e Amerikës Latine në samitin e së shtunës
Trump do të presë liderët e Amerikës Latine në samitin e së shtunës / AP
2 orë më parë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të presë liderë nga 12 vende të Amerikës Latine këtë të shtunë në shtetin e Floridës, bëri të ditur të mërkurën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Qëllimi i këtij Samiti të ri të Amerikës Latine është të promovojë lirinë, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë”, u tha Leavitt gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas saj, në samit do të marrin pjesë Argjentina, Bolivia, Kili, Kosta Rika, Republika Domenikane, Ekuadori, El Salvadori, Hondurasi, Panamaja, Paraguaji dhe Trinidad dhe Tobago.

Leavitt theksoi se këto vende kanë formuar një “koalicion historik” për të bashkëpunuar në adresimin e bandave kriminale narkoterroriste dhe karteleve, si dhe për të përballuar migrimin e paligjshëm dhe masiv jo vetëm drejt Shteteve të Bashkuara, por edhe në të gjithë Hemisferën Perëndimore.