Në varrezat e qytetit të Vushtrrisë dje janë gjetur eshtra të një personi që dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Policia e Kosovës njofton se mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) për të ekzaminuar dhe identifikuar.
TË REKOMANDUARA
“Gjatë gërmimit në varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë hasur eshtra të një personi i cili dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i IML-së për ekzaminim dhe identifikim", thuhet në raportin e Policisë.
Në Kosovë mungojnë ende mbi 1.500 personave të zhdukur që nga lufta e fundit e vitit 1998-99.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















