| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Intensifikohen sulmet ruse ndaj Kievit dhe rajoneve tjera, të paktën 8 të vrarë
Mijëra persona kërkuan strehim në kryeqytet teksa retë masive të tymit u ngritën nga qendra e qytetit. Alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në pjesën më të madhe të Ukrainës.
Intensifikohen sulmet ruse ndaj Kievit dhe rajoneve tjera, të paktën 8 të vrarë
Shtohen sulmet ruse ndaj Kievit dhe rajoneve tjera, të paktën 8 të vrarë / Reuters

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën sot në një sulm masiv rus me raketa dhe dronë në kryeqytetin e Ukrainës dhe rajone të tjera.

Në qytetin Dnipro, disa ndërtesa banimi u goditën nga raketa dhe dronë, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke plagosur 25 të tjerë, tha guvernatori rajonal Oleksandr Hanzha në Telegram.

Ndërkohë, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Tymur Tkachenko tha në Telegram se tre persona u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën në sulme.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha në Telegram se shumë lagje kanë humbur energjinë elektrike gjatë sulmit të vazhdueshëm rus.

Mijëra persona kërkuan strehim në kryeqytet ndërsa retë masive të tymit u ngritën nga qendra e qytetit. Alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në pjesën më të madhe të Ukrainës.

Mes sulmit, Forcat Ajrore të Polonisë thanë në X se kanë mobilizuar avionë për të mbrojtur hapësirën ajrore polake.

Forcat Ajrore të Ukrainës lëshuan paralajmërime për kërcënimet me raketa ndërsa autoritetet në Kiev paralajmëruan për praninë e dronëve në hapësirën ajrore ukrainase.

Administrata ushtarake e qytetit të Kievit tha në Telegram se dronët rusë po veprojnë mbi Ukrainë dhe u bëri thirrje banorëve të strehohen. Gjithashtu raportoi aktivitet që përfshin avionë strategjikë rusë dhe lëshimin e raketave lundruese nga anijet detare armike.

Zyrtarët e Kievit njoftuan se një alarm sulmi ajror është aktivizuar në kryeqytet për shkak të kërcënimit që përbëjnë dronët sulmues rusë. Forcat Ajrore thanë se grupe të shumta dronësh po lëvizin nëpër rajone të ndryshme të vendit.

Ushtria paralajmëroi më tej për sulme të mundshme me raketa balistike. Gjatë natës, alarmet e sulmit ajror ishin në fuqi në një pjesë të madhe të Ukrainës, sipas hartës kombëtare të alarmit.

Më herët gjatë natës, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se forcat ruse kanë lëshuar raketa lundruese "Kalibr" nga Deti Kaspik drejt Ukrainës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kancelari gjerman thirrje për një BE më vetëbesuese: Tregu ynë është më i madh se ai i SHBA-së
BE-ja shqyrton sanksione ndaj ministrave izraelitë pas sulmit ndaj flotës humanitare për në Gaza
Finlanda sekuestron katër milionë euro në asete ruse për Ukrainën
Tre palestinezë në Gaza vriten nga zjarri izraelit në shkeljet më të fundit të armëpushimit
Gjermani, mbi 13 milionë njerëz jetojnë në varfëri
Ish-shefi i inteligjencës izraelite: Türkiye pengoi planin për rrëzimin e qeverisë iraniane
Projektligji për shpërbërjen kalon leximin e parë në parlamentin izraelit
Kryeministri armen e quan referendumin mbi anëtarësimin e Jerevanit në BE "të paarsyeshëm"
Belgjika prezanton rregulla më të rrepta për studentët e huaj
Presidenti francez thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze
Irani sulmon bazën amerikane në Kuvajt, raportohen shtatë të plagosur
Irani thotë se rrëzoi një dron ushtarak amerikan mbi ujërat e tij territorial
Një stuhi e fuqishme rëre përfshin qytetin Churu në Indi
Shpërthimi i Ebolës në Kongo “po përparon më shpejt se përpjekjet për ta frenuar”
Bllokada amerikane ndaj porteve iraniane vazhdon pavarësisht njoftimit të Trumpit
Ushtria izraelite kalon lumin Litani dhe arrin në periferi të qytetit Nabatieh
Kalaja historike e Xhaberit në Siri po përjeton një rritje të numrit të vizitorëve
Pushtuesit izraelitë sulmojnë shtëpitë dhe tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar
Shefi i Thesarit: ShBA-ja sekuestroi 1 miliard dollarë në kriptovaluta iraniane
OKB pasi Netanyahu urdhëron pushtim të mëtejshëm: E gjithë Gaza duhet të jetë për palestinezët