Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen e huasë direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të programit të Financimit të Jashtëm Ushtarak, FMF.
Marrëveshja, sipas të dhënave të qeverisë, parashikon një hua në vlerën totale prej 302 milionë dollarësh, e cila do të realizohet ndërmjet Ministrisë së Financave, në përfaqësim të Republikës së Shqipërisë, dhe Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes, DSCA, të Shteteve të Bashkuara.
TË REKOMANDUARA
Me këtë lëvizje, Shqipëria synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, në kuadër të programeve ndërkombëtare për financimin e sektorit të sigurisë.
BURIMI:ATA




















