| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan shprehu ngushëllime për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit
Türkiye, së bashku me popullin iranian, do të vazhdojë përpjekjet e vendosura që të gjithë popujve të rajonit t’u rikthehet paqja dhe stabiliteti që meritojnë, tha presindeti turk.
Erdoğan shprehu ngushëllime për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit
Erdoğan shprehu ngushëllime për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit / AA Archive
3 orë më parë

Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur pikëllimin për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si pasojë e sulmeve amerikano-izraelite të kryera të shtunën.

“Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khameneit, si pasojë e sulmeve që ndodhën dje”, ka deklaruar Erdoğan.

Presidenti turk i ka shprehur ngushëllime familjes Khamenei, duke iu lutur Allahut të Madhëruar që ta mëshirojë, si dhe ka shprehur solidaritet me, siç u shpreh ai, popullin vëlla iranian.

“Në emër të vendit tim dhe të popullit tim, shpreh ngushëllimet e mia”, tha Erdoğani.

Ai theksoi se Türkiye, së bashku me popullin e Iranit, do të vazhdojë pa u lëkundur përpjekjet që të gjithë miqtë dhe vëllezërit në rajon të rikthejnë paqen dhe stabilitetin që meritojnë, që të përfundojë konflikti që po zhvillohet në rajon dhe të rikthehet diplomacia.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë