| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan dhe Meloni diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale
Erdoğan gjatë bisedës tha se Türkiye po punon për forcimin e bashkëpunimit me Italinë në të gjitha fushat, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, dhe theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave të rinj për të çuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Erdoğan dhe Meloni diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale
Erdoğan dhe Meloni diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, për t'i diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes në rrjetin social amerikan X njoftoi se Erdoğan gjatë bisedës tha se Türkiye po punon për forcimin e bashkëpunimit me Italinë në të gjitha fushat, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, dhe theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave të rinj për të çuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Erdoğan tha gjithashtu se Türkiye pret që samiti i liderëve të NATO-s, i cili do të mbahet javën e ardhshme në kryeqytetin turk, Ankara, ta forcojë unitetin mes aleatëve.

Meloni pritet të marrë pjesë në samitin, i cili është planifikuar të mbahet të martën dhe të mërkurën.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë