3 orë më parë
Një zjarr ka përfshirë një pallat në Tiranë, duke shkaktuar edhe evakuim të banorëve.
Raportohet se flakët kanë nisur në katin e parë të pallatit dhe më pas kanë përfshirë fasadën e pallatit dhe ambientet e tij.
Forca të shumta zjarrëfikëse dhe të policisë kanë mbërritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve.
TË REKOMANDUARA
Raportohet se për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Aktualisht nuk ka ndonjë komunikim zyrtar nga autoritetet për persona të dëmtuar apo shkaqet e zjarrit.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë




















