| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Presidentja Osmani cakton Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re
“I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara”, tha Osmani.
Presidentja Osmani cakton Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re
Presidentja Osmani cakton Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re / Vjosa Osmani/ Facebook
3 orë më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Osmani këtë veprim e bëri në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, pas konstituimit të Kuvendit, ku u zgjodh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe pesë nënkryetarë të këtij institucioni.

“I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara”, tha Osmani.

Pritet që sonte të thirret seanca e re e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet qeveria e re me kryeministër Albin Kurtin.