| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes takon në Ankara homologun libian
Shefi i shtabit të Ushtrisë Kombëtare Libiane, ndodhet në kryeqytetin turk për një vizitë zyrtare.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes takon në Ankara homologun libian
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes takon në Ankara homologun libian / TRT Balkan AL
 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes, gjenerali Selçuk Bayraktaroglu, priti të enjten në Ankara homologun e tij libian, gjeneralin Khaled Khalifa Abu Qasim Haftar, me një ceremoni zyrtare ushtarake.

Haftar, shefi i shtabit të Ushtrisë Kombëtare Libiane, ndodhet në kryeqytetin turk për një vizitë zyrtare.

Pas ceremonisë u zhvilluan bisedime dypalëshe dhe në nivel delegacionesh, njoftuan Forcat e Armatosura Turke në një postim në platformën e rrjeteve sociale X.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë