4 orë më parë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin.
Osmani nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale e quajti “mik të madh të popullit të Kosovës” presidentin zviceran Parmelin.
“Pas Davosit, vazhduam diskutimin për hapa konkret drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me mërgatën tonë si urë kyç e këtij partneriteti”, shkroi Osmani.
Osmani tha se Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës ndër vite.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















