| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi shkëlqen me medaljen e artë në Kampionat Evropian
Në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi e mposhti francezen Amandine Buchard.
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi shkëlqen me medaljen e artë në Kampionat Evropian
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi shkëlqen me medaljen e artë në Kampionat Evropian / TRT Balkan
2 orë më parë

Medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi, ka zënë vendin e parë në Kampionatin e Evropës në Xhudo që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. 

Në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi e mposhti francezen Amandine Buchard. Ndaj saj realizoi herët hedhje për “Yuko” dhe më pas kontrolloi luftën deri në fund.

Distria ishte bartëse e parë e kategorisë deri në 52 kilogramë. Ajo e nisi garën me fitore ndaj çekes Tereza Bodnarova, ndërsa në çerekfinale e mposhti me "uazari" polaken Aleksandra Kaleta.

Në gjysmëfinale, Distria Krasniqi u përball me italianen Odette Giuffrida, ku edhe ndaj saj triumfoi duke e mposhtur me “Yuko”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë