| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë
Ministri Murati theksoi se marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dyja vendet.
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë / AA
2 orë më parë

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës kanë nënshkruar marrëveshje për eleminimin e tatimit të dyfishtë.

Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në lidhje me Tatimet mbi të Ardhurat dhe Kapitalin, si dhe për Parandalimin e Evazionit dhe Shmangies Tatimore u nënshkrua në margjinat e Takimeve Pranverore në Washington DC, midis ministrit të Financave të Kosovës, Hekuran Murati dhe zëvendëskryeministrit njëherësh ministër i Financave i Mbretërisë së Belgjikës, Jan Jambon.

Ministri Murati theksoi se marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe e lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dyja vendet.

Ndërkaq, ministri Jambon vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset integruese të Kosovës.

“Kjo marrëveshje forcon tutje partneritetin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës dhe dëshmon angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit bilateral”, thuhet në njoftimin e Ministriaë së Financave.

Gjatë kësaj jave, ministri Murati po qëndron në Uashington DC, ku po merr pjesë në Takimet Pranverore të organizuara nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë