Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë në Itali, ndërkohë ai ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.
Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj ka shkruar se ky është një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për Shqipërinë.
"I nderuar që së bashku me miq te mirë u mikpritëm nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella në ceremonitë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Uroj që sportistët tanë - Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa – të na bëjnë krenarë me paraqitjen dhe shpirtin e tyre garues", ka shkruar Begaj.
Presidenti Begaj është takuar gjatë ceremonisë edhe me presidentin italian, Sergio Mattarella, dhe zyrtarë të tjerë.





















