| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Türkiye shpërndan pako me mish kurbani për familjet në nevojë në Shqipëri
Pakot janë siguruar nga Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes (TDV), ndërkohë janë shpërndarë për familjet në nevojë nën kujdesin e Zyrës së Këshilltarit për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë.
Türkiye shpërndan pako me mish kurbani për familjet në nevojë në Shqipëri
Türkiye shpërndan pako me mish kurbani për familjet në nevojë në Shqipëri

Nën kujdesin e Zyrës së Këshilltarit për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë, me rastin e Kurban Bajramit sot janë shpërndarë pako me mish kurbani për familjet në nevojë.

Pakot janë siguruar nga Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes (TDV), ndërkohë janë shpërndarë në ambientet e Shoqatës Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar "Shpresa për Jetën" në Tiranë për pjesëtarët e kësaj shoqate.

Këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë, dr. Adem Gerlegiz, në fjalën e tij gjatë shpërndarjes së pakove me mish kurbani uroi të pranishmit për festën e Kurban Bajramit.

Ai theksoi se sot po shpërndajnë kurbanet që i kanë dhuruar "vëllezërit myslimanë nga Türkiye".

"Thotë i dërguar i Allahut në një thënie profetike se ‘njeriu më i mirë ndër ju është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit e tjerë’. Në një thënie tjetër profetike i dërguari i Allahut thotë se ‘nëse një myslimani në Perëndim i futet një gjemb në këmbë dhe myslimanët e tjerë në Lindje, në krahun tjetër të botës, nuk shqetësohen për këtë ata nuk e kanë arritur besimin e vërtetë. Türkiye dhe vëllezërit myslimanë në Türkiye me këtë koncept kanë ecur gjithmonë", tha Gerlegiz.

Gerlegiz shtoi ndër të tjera se Türkiye është munduar që të jetë pranë njerëzve në katër anët e botës.

Gjatë ditës së sotme në Tiranë u ndanë rreth 200 pako, ndërkohë me kontributin e TDV-së në Shqipëri do të shpërndahen në total me rastin e Bajramit të Kurbanit 350 pako me mish kurbani për familjet në nevojë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë