| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Libani: Rritet në 886 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite
Autoritetet shëndetësore libaneze theksuan se mes viktimave janë 111 fëmijë dhe 67 gra.
Libani: Rritet në 886 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite
Liban: Rritet në 886 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite / AA
16 Mars 2026

Ministria e Shëndetësisë së Libanit ka njoftuar se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në vend është rritur në 886 që nga fillimi i ofensivës së zgjeruar të Izraelit më 2 mars.

Ajo theksoi se mes viktimave janë 111 fëmijë dhe 67 gra.

Qendra e Operacioneve të Emergjencës së Shëndetit Publik bëri me dije në raportin e saj ditor se numri i përgjithshëm i të plagosurve gjatë të njëjtës periudhë ka arritur në 2.141.

Raporti theksoi gjithashtu rritjen e numrit të viktimave mes punonjësve të kujdesit shëndetësor, me 38 të vrarë dhe 69 të tjerë të plagosur.

Izraeli vazhdon të kryejë sulme ajrore dhe tokësore në disa zona të Libanit, mes tensioneve në rritje përgjatë kufirit jugor.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë