Ministria e Tregtisë e Türkiyes zhvilloi 125 takime të nivelit të lartë në 57 vende në gjysmën e parë të vitit për të rritur vëllimet e eksporteve, për të forcuar klimën e investimeve dhe për të lehtësuar aksesin në tregjet globale në zhvillim.
Ministria shfrytëzoi kornizat e bashkëpunimit si Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë (MTL), Komitetet e Përbashkëta të Tregtisë Ekonomike (JETCO), Komisionet e Përbashkëta Ekonomike (JEC) dhe Marrëveshjet Preferenciale të Tregtisë (PTA) për t'i arritur këto qëllime.
Türkiye siguroi gjithashtu një përfaqësim të fortë në tubimet kryesore globale si Takimi Ministror i OECD-së dhe samitet ekonomike të Organizatës së Shteteve Turke (OTS).
Zyrtarët zhvilluan takime dypalëshe me shumë vende, duke përfshirë Arabinë Saudite, Turkmenistanin, Kazakistanin, Uzbekistanin, Azerbajxhanin, Serbinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Irakun, Iranin, Katarin, Kuvajtin, Omanin dhe Sirinë.
Zyrtarët e tregtisë zhvilluan gjithashtu bisedime teknike për të zgjeruar fushën e PTA-ve ekzistuese me aleatët rajonalë të Türkiyes, Azerbajxhanin dhe Uzbekistanin.
Türliye dhe Britania e Madhe nënshkruan një marrëveshje për njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë të autorizuar në sesionin e tetë të takimit JETCO midis dy vendeve.
Türkiye dhe Hungaria ranë dakord të rrisin kuotat e lejeve të tranzitit dhe të thjeshtojnë procedurat e vizave dhe lejeve të punës në takimin e tyre JETCO.
Türkiye dhe Siria nënshkruan një protokoll në shkallë të gjerë që mbulon shumë fusha, duke filluar nga doganat te energjia dhe nga bankat te ndërtimet, në gjysmën e parë të vitit.
Agjenda kryesore e diplomacisë tregtare të Türkiyes përfshinte gjithashtu kontakte me Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në Ballkan, integrimin ekonomik rajonal dhe mbështetjen për sektorin turk të ndërtimit.
Ministria turke e Tregtisë planifikon ta mbajë këtë moment diplomatik të pandërprerë për pjesën e mbetur të vitit për të siguruar akses të përhershëm në treg për eksportuesit turq.























