Mbajtja e samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë është konfirmim i rolit që Shqipëria ka fituar brenda Aleancës, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Ai tha se ky vendim shpreh besimin e Aleancës te roli i Shqipërisë në sigurinë kolektive.
Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Nufi bëri të ditur se datat dhe detajet e organizimit do të përcaktohen nga vetë NATO-ja.
Ministri tha se lufta në Ukrainë, konfliktet në rajone të ndryshme të botës, kërcënimet kibernetike, luftën hibride dhe zhvillimet e reja teknologjike në fushën ushtarake, kanë ndryshuar arkitekturën ndërkombëtare të sigurisë.
Në këtë kontekst, Nufi u shpreh se NATO-ja ka hyrë në fazën aktuale NATO 3.0.
“Një aleancë e fokusuar te gatishmëria, kapacitetet dhe aftësia për t’iu përgjigjur kërcënimeve të reja”, tha ministri.
Sipas ministrit, Shqipëria po rrit investimet në mbrojtje dhe siguri, po punon për forcimin e kapaciteteve ushtarake, modernizimin e Forcave të Armatosura, zhvillimin e teknologjisë dhe fuqizimin e strukturave strategjike dhe të mbrojtjes kibernetike.
Gjatë samitit të NATO-s në Ankara, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, konfirmoi se samiti i ardhshëm do të zhvillohet në Tiranë.























