| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shkollat Ndërkombëtare Maarif në Maqedoninë e Veriut organizuan "Panairin e Shkencës" në Tetovë
Në panairin e organizuar për herë të katërt këtë vit morën pjesë 50 shkolla dhe 585 nxënës me 328 projekte, kryesisht nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por edhe nga gjithsej 10 qytete të ndryshme.
Shkollat Ndërkombëtare Maarif në Maqedoninë e Veriut organizuan "Panairin e Shkencës" në Tetovë
Shkollat Ndërkombëtare Maarif në Maqedoninë e Veriut organizuan "Panairin e Shkencës" në Tetovë / AA

Shkollat Ndërkombëtare Maarif në Maqedoninë e Veriut, të Fondacionit Turk Maarif (TMV), organizuan "Panairin e Shkencës" në qytetin e Tetovës.

Në panairin e organizuar për herë të katërt këtë vit morën pjesë 50 shkolla dhe 585 nxënës me 328 projekte, kryesisht nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por edhe nga gjithsej 10 qytete të ndryshme.

Në panairin e mbajtur në Kampusin e Shkollave Ndërkombëtare Maarif në Tetovë morën pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, anëtari i Bordit të Fondacionit Turk Maarif, dr. Hasan Tasci, këshilltari për Arsim në Ambasadën e Türkiyes në Shkup, Ali Riza Altunel, zyrtarë të TMV-së, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke dhe vendore në vend si dhe mësues, nxënës dhe familjarë.

Në panair, 328 projekte të përgatitura në fushat e biologjisë, kimisë, fizikës, matematikës, shkencave natyrore, gjeografisë, teknologjisë informative dhe robotikës u vlerësuan nga anëtarë të jurisë të ardhur nga universitetet e ndryshme.

Në fund të programit, nxënësve të vlerësuar me çmime nga anëtarët e jurisë iu ndanë shpërblime dhe dhurata.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë