| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Ministri i Jashtëm turk do ta presë takimin e Platformës së Paqes për Ballkanin në Antalya
Përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia pritet të marrin pjesë në takim, thanë burimet.
Ministri i Jashtëm turk do ta presë takimin e Platformës së Paqes për Ballkanin në Antalya
Ministri i Jashtëm turk do ta presë takimin e Platformës së Paqes për Ballkanin në Antalya / TRT Balkan
2 orë më parë


Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, do ta presë sot një takim të Platformës së Paqes për Ballkanin në kuadër të Forumit të Diplomacisë së Antalyas (ADF), sipas burimeve diplomatike.

Përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia pritet të marrin pjesë në takim, thanë burimet.

Pjesëmarrësit pritet t'i shqyrtojnë vendimet e marra në takimet e mëparshme, përfshirë forcimin e koordinimit për çështjet e Bashkimit Evropian si lidhshmëria dhe proceset e anëtarësimit, rritjen e bashkëpunimit në reagimin ndaj fatkeqësive dhe avancimin e projekteve të përbashkëta në fushën e rinisë dhe teknologjisë.

Gjithashtu, pritet të zhvillohen konsultime për zhvillimet e fundit në Ballkan.

Diskutimet pritet të përfshijnë edhe mundësi shtesë për thellimin dhe diversifikimin e bashkëpunimit rajonal, zhvillimet më të fundit në luftën Rusi–Ukrainë dhe ndikimet e tyre rajonale, si dhe një shkëmbim pikëpamjesh për zhvillimet në Lindjen e Mesme, përfshirë përpjekjet e Türkiyes për të ndihmuar në përfundimin e luftës.

Platforma e Paqes për Ballkanin, e krijuar nën udhëheqjen e Türkiyes, mbajti takimin e saj të parë më 26 korrik 2025 dhe të dytin më 23 janar në Istanbul.

Platforma u themelua për ta plotësuar angazhimin shumëpalësh të Türkiyes në rajon dhe për të promovuar dialog të drejtpërdrejtë, të orientuar drejt rezultateve, bazuar në mbështetjen rajonale.

Bashkëpunimi shumëpalësh i Türkiyes në Ballkan

Türkiye kontribuon në mënyrë aktive në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, platforma e vetme që bashkon 13 vende të Ballkanit.

Mekanizmat trepalësh të konsultimit Türkiye–Bosnjë e Hercegovinë–Kroaci dhe Türkiye–Bosnjë e Hercegovinë–Serbi, të krijuar nën udhëheqjen e Türkiyes, pasqyrojnë theksin e Ankarasë në dialog, pajtim dhe ndërtim besimi në Ballkan.

Türkiye gjithashtu vazhdon të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal përmes pjesëmarrjes në misione ushtarake si KFOR-i në Kosovë dhe EUFOR Althea në Bosnjë e Hercegovinë.

Türkiye tetorin e kaluar mori komandën e KFOR-it nga Italia për një mandat njëvjeçar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Ministri i Jashtëm turk takohet me presidentin sirian në Antalie
Erdoğani: Paqja në rajon nuk mund të arrihet pa aktorët kryesorë rajonalë
Fondi Turk i Investimeve i bashkohet rrjetit global RAMP të Thesarit të Bankës Botërore
Erdoğani shpreh ngushëllimet pas sulmit vdekjeprurës në një shkollë në jug të vendit
Kryeparlamentari turk bën thirrje për pezullimin e Izraelit nga Kombet e Bashkuara
Erdoğan diskuton marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin me kryeministrin kanadez Carney
Türkiye synon dezinformimin nga inteligjenca artificiale me nismë të re për të dhënat
Kryediplomati turk dhe ai egjiptian diskutojnë mbi bisedimet për armëpushim në Lindjen e Mesme
Türkiye, marrëveshje me Bankën Botërore për financimin e projektit të kalimit hekurudhor në Istanbul
Erdoğani: Türkiye promovon diplomacinë për tensionet me Iranin, apelon për ulje të tensioneve
Festivali i Filmit Humanitar i TRT-së hap aplikimet për edicionin e 8-të
Türkiye siguron kthimin e një artefakti të lashtë nga qyteti i Smirnës nga një muze në ShBA
Shefat e diplomacisë turke dhe pakistaneze diskutojnë bisedimet mes ShBA-së dhe Iranit
Fidan me homologun iranian diskutojnë zhvillimet e fundit mes Teheranit dhe Uashingtonit
Erdoğan dhe kryeministri i ardhshëm hungarez diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale
Türkiye do të kërkojë financim të drejtë për klimën në COP31
“The Daily Telegraph” fshin një lajm të fabrikuar për Presidentin Recep Tayyip Erdoğan
Türkiye rikthen hekurudhën strategjike prej 350 kilometrash përgjatë kufirit me Sirinë
Türkiye paralajmëron kundër zgjidhjes ushtarake në Ngushticën e Hormuzit, apelon për paqe
Kryediplomati i Türkiyes dhe ai i Pakistanit diskutojnë bisedimet Iran–ShBA në Islamabad