| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Katër ushtarakë turq humbin jetën në rrëzimin e një helikopteri S-70 në Malatya të Türkiyes
“Rrëzimi i helikopterit tonë të tipit S-70 në Malatya, për një arsye që ende nuk është përcaktuar, rezultoi me vdekjen e katër pjesëtarëve të personelit tonë ushtarak”, njoftoi Ministria turke.
Katër ushtarakë turq humbin jetën në rrëzimin e një helikopteri S-70 në Malatya të Türkiyes
Katër ushtarakë turq humbin jetën në rrëzimin e një helikopteri S-70 në Malatya të Türkiyes / َAA
 

Katër pjesëtarë të personelit ushtarak humbën jetën pasi një helikopter i tipit S-70 u rrëzua në provincën Malatya, në lindje të Türkiyes, për shkaqe ende të panjohura, transmeton Anadolu.

“Rrëzimi i helikopterit tonë të tipit S-70 në Malatya, për një arsye që ende nuk është përcaktuar, rezultoi me vdekjen e katër pjesëtarëve të personelit tonë ushtarak”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Më herët, ministria bëri të ditur se rrënojat e helikopterit ishin lokalizuar dhe se operacionet e kërkim-shpëtimit kishin filluar menjëherë.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me incidentin.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë