| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
OBSh-ja: Pirja e duhanit mund ta ulë fertilitetin si te gratë, ashtu edhe te burrat
Duhani lidhet me infertilitetin, spermën dhe mosfunksionimin seksual, ndërsa tymi i duhanit mund të ndikojë gjithashtu në mundësinë për të ngjizur.
OBSh-ja: Pirja e duhanit mund ta ulë fertilitetin si te gratë, ashtu edhe te burrat
OBSh-ja: Pirja e duhanit mund ta ulë fertilitetin si te gratë, ashtu edhe te burrat/ AA

Pirja e duhanit mund ta ulë mundësinë për të ngjizur si te gratë, ashtu edhe te burrat, ndërsa tymi pasiv mund të paraqesë gjithashtu rreziqe për shëndetin riprodhues, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).

Në një përmbledhje të re të njohurive, OBSh-ja tha se përdorimi i duhanit lidhet me infertilitetin te gratë dhe me efekte të dëmshme në spermë dhe funksionin seksual te burrat.

Një rishikim i studimeve të kryera nga viti 2000 deri në vitin 2026 zbuloi se gratë që aktualisht pinë duhan kanë një rrezik 40 për qind më të lartë për infertilitet krahasuar me ato që nuk pinë duhan. Gratë që e kanë lënë duhanin mund të kenë një rrezik 25 për qind më të ulët krahasuar me gratë që vazhdojnë të pinë duhan.

Për burrat, një rishikim i 44 studimeve që përfshinë më shumë se 60 mijë persona e lidhi pirjen e duhanit me probleme riprodhuese, përfshirë anomalitë e spermës, mosfunksionimin erektil dhe problemet me ejakulimin.

Pirja e duhanit mund ta ulë gjithashtu efektivitetin e trajtimeve të riprodhimit të asistuar, përfshirë fekondimin "in vitro" ndërsa hulumtimet sugjerojnë se rezultatet e suksesshme mund të përgjysmohen.

Në mbarë botën, një në gjashtë persona në moshë riprodhuese përjeton infertilitet në një moment të jetës, sipas agjencisë shëndetësore të OKB-së.


Eksploro
Lavrov: Moska e interesuar për zgjidhjen e situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme
Kryediplomatët e Katarit dhe Kinës diskutojnë për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit
Huthit e Jemenit konfirmojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite
Një palestinez vritet nga forcat izraelite gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor
Polonia hap qendër të re logjistike ushtarake për të forcuar krahun lindor të NATO-s
Kryeministri serb propozon që qeveria të bëjë thirrje për zgjedhje të përgjithshme
Kryeministri britanik dhe presidenti amerikan diskutojnë luftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme
Numri i të pastrehëve në Bruksel pritet të rritet edhe me 25 për qind
Trump publikon hartë që paraqet Amerikën e Veriut dhe territore të tjera si pjesë të ShBA-së
Rusia kundërpërgjigjet ndaj Gjermanisë me mbylljen e Konsullatës në Shën Petersburg
BE-ja zbulon paketën e investimeve prej 232 milionë dollarësh për Grenlandën
Volkswagen dhe kompania izraelite bien dakord për shitjen e fabrikës në Osnabruck
Suedia do tа blejë sistemin amerikan të artilerisë raketore HIMARS për 750 milionë dollarë
Spanja: Kërcënimi i ekstremit të djathtë po fiton terren pas fitores së AfD-së në Gjermani
Adidas kërkon falje pasi fushata me ish-ushtarin izraelit shkaktoi thirrje për bojkot
Polonia: Suksesi i AfD-së në zgjedhjet rajonale të Gjermanisë përbën kërcënim për interesat polake
Rriten çmimet e naftës për shkak të ripërshkallëzimit të tensioneve ShBA-Iran
Zyrtari ukrainas: Të dërguarit e ShBA-së sjellin propozime "më efektive" për paqen në Kiev
Ushtria izraelite bastis dy shkolla në Bregun Perëndimor në ditën e parë të vitit shkollor
Zyrtari i Kremlinit: Bisedimet e Putinit me të dërguarit e ShBA-së ishin “konstruktive”