| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Haxhiu pret në takim shefin e ri të BE-së në Kosovë Dirk Schuebel
Siç njofton Zyra e Presidentes, Haxhiu i ka uruar Schuebel mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në mandatin e tij të ri.
Haxhiu pret në takim shefin e ri të BE-së në Kosovë Dirk Schuebel
Haxhiu pret në takim shefin e ri të BE-së në Kosovë Dirk Schuebel

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe njëherësh Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Dirk Schuebel, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Presidentes, Haxhiu i ka uruar Schuebel mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në mandatin e tij të ri.

Në takim është diskutur për zhvillimet aktuale në vend, perspektivën evropiane të Kosovës, procesin e reformave dhe bashkëpunimin e mëtejmë me BE-në.

“Orientimi euroatlantik i Republikës së Kosovës është i palëkundur. Vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, reformave dhe avancimit të procesit të integrimit evropian”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo ka nënvizuar se Kosova e vlerëson lart partneritetin me BE-në dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit gjatë mandatit të Schuebel.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë