Një tërmet me magnitudë 6,7 ballë goditi sot ishullin Sulawesi të Indonezisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së (USGS).
Tërmeti ndodhi në orën 11:27 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 46 kilometra lindje-juglindje të Palus, kryeqyteti i provincës Qendrore Sulawesi.
Tërmeti goditi në një thellësi të cekët prej 10 kilometrash, gjë që mund të rrisë intensitetin e lëkundjeve të tokës.
Ndërkohë nuk ka patur raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të konsiderueshme.
Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive dhe agjencitë meteorologjike të Indonezisë nuk lëshuan menjëherë paralajmërim për cunami pas tërmetit.
Palu u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami në vitin 2018 duke lënë të vdekur më shumë se 4.000 njerëz dhe duke i bërë banorët veçanërisht të ndjeshëm ndaj aktivitetit sizmik në rajon.




















