| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Tunizia shkarkon trajnerin Lamouchi
Federata e Futbollit të Tunizisë, pas humbjes 5-1 nga Suedia në ndeshjen e parë të Grupit F, i ka dhënë fund detyrës trajnerit 54-vjeçar Lamouchi
Tunizia shkarkon trajnerin Lamouchi
Tunizia shkarkon trajnerin Lamouchi

Një nga ekipet që po garon në Kupën e Botës FIFA 2026, kombëtarja e Tunizisë, ka shkarkuar trajnerin Sabri Lamouchi, transmeton Anadolu.

Federata e Futbollit të Tunizisë, pas humbjes 5-1 nga Suedia në ndeshjen e parë të Grupit F, i ka dhënë fund detyrës trajnerit 54-vjeçar Lamouchi.

Në deklaratën e federatës të publikuar në Instagram, thuhet: "Është arritur marrëveshje për përfundimin e detyrës së trajnerit Sabri Lamouchi".

Tunizia do të përballet me Japoninë dhe Holandën në ndeshjet e tjera të grupit.

Lamouchi, i emëruar në janar, ishte nën kritika pas humbjes 5-0 nga Belgjika, në një ndeshje miqësore përgatitore para Kupës së Botës.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë