| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëri, fillon viti i ri shkollor
Procesi mësimor ka filluar edhe në shkollat që administrohen nga Fondacioni Turk Maarif në Shqipëri.
Shqipëri, fillon viti i ri shkollor
Shqipëri, fillon viti i ri shkollor

Në Shqipëri ka filluar sot viti i ri shkollor 2026-2027 në institucionet e arsimit parauniversitar.

Procesi mësimor ka filluar në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, në institucionet arsimore publike dhe private.

Mbi 340 mijë nxënës kanë nisur sot vitin e ri shkollor, ndërkohë rreth 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Procesi mësimor ka filluar edhe në shkollat që administrohen nga Fondacioni Turk Maarif në Shqipëri.

Fondacioni Turk Maarif, përveç Universitetit të New Yorkut në Tiranë, administron edhe disa institucione arsimore në sistemin parauniversitar, si në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, janë organizuar aktivitete dhe ceremoni të ndryshme në vend.

Mesazhe urimi nga zyrtarët e lartë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e tij të urimit për nxënësit dhe mësuesit.

"Shkolla nuk është thjesht një vend ku marrim dije. Është vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi, ku mësojmë të njohim botën, të njohim vendin tonë, të kuptojmë historinë e tij, të çmojmë kulturën dhe vlerat e të kuptojmë misionin që kemi për të ardhmen e tij. Uroj të gjithë nxënësit, veçanërisht ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, të kenë një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të bukur", ka theksuar Begaj.

Një mesazh urimi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka publikuar në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u është drejtuar me një video-mesazh të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë