| Albanian
BIZNES & TEKNOLOGJI
2 minuta leximi
Komisioni Evropian gjobit Google me 1,02 miliard dollarë për shkelje të Aktit për Tregjet Digjitale
Komisioni Evropian urdhëron Google t'i ndalojë shkeljet brenda 60 ditëve, përndryshe rrezikon gjoba shtesë deri në 5 për qind të xhiros globale.
Komisioni Evropian gjobit Google me 1,02 miliard dollarë për shkelje të Aktit për Tregjet Digjitale
Komisioni Evropian gjobit Google me 1,02 miliard dollarë për shkelje të Aktit për Tregjet Digjitale/ AA

Komisioni Evropian e gjobiti Google me 890 milionë euro (1,02 miliard dollarë) për shkelje të Aktit të Bashkimit Evropian për Tregjet Digjitale (DMA), përmes favorizimit të shërbimeve të veta në rezultatet e kërkimit dhe kufizimeve të vendosura ndaj zhvilluesve të aplikacioneve.

Komisioni vendosi një gjobë prej 460 milionë eurosh (rreth 525 milionë dollarë), pasi konstatoi se Google favorizonte shërbimet e veta të blerjeve, hoteleve, transportit dhe sportit ndaj shërbimeve konkurruese në rezultatet e kërkimit.

Sipas Komisionit, Google i paraqiste shërbimet e veta në mënyrë më të dukshme, përfshirë në krye të faqeve të rezultateve dhe përmes elementeve vizuale të përmirësuara dhe filtrave, ndërsa shërbimeve të krahasueshme të palëve të treta nuk u jepej e njëjta dukshmëri.

Një gjobë e veçantë prej 430 milionë eurosh (rreth 491 milionë dollarë) lidhej me praktikat e Google për kufizimin e orientimit të përdoruesve ("anti-steering") në Play Store.

Komisioni tha se Google i pengonte zhvilluesit e aplikacioneve të informonin lirisht përdoruesit për oferta alternative dhe potencialisht më të lira ose t'i drejtonin ata të kryenin blerje përmes faqeve të internetit dhe dyqaneve të aplikacioneve të palëve të treta.

Ai gjithashtu konstatoi se tarifat e lidhura me orientimin e përdoruesve dhe periudha gjatë së cilës ato zbatoheshin tejkalonin atë që lejohet sipas DMA-së.

Google u urdhërua t'u japë fund të dyja shkeljeve dhe t'i respektojë vendimet brenda 60 ditëve. Nëse nuk vepron kështu, kompania mund të përballet me gjoba periodike deri në 5 për qind të xhiros së saj totale globale.

"Produktet më të mira duhet të kenë sukses sepse janë më të mira, jo sepse janë në pronësi të kompanisë që administron motorin e kërkimit", tha nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian, Teresa Ribera.

Komisioni tha se Google ka nisur testimin e ndryshimeve në rezultatet e kërkimit dhe rregullat për orientimin e përdoruesve. Ai po ashtu po vlerëson propozimet e kompanisë lidhur me AI Overviews dhe AI Mode.

Eksploro
OpenAI: Agjentët IA-s shkaktuan ndërprerje gjatë testimit
Falimentimet e kompanive në Gjermani rriten me 6,7 për qind në gjysmën e parë të vitit
Google do të investojë 15 miliardë dollarë në inteligjencën artificiale në Finlandë
Ngjarja e madhe teknologjike "GITEX Ai" hap dyert në Istanbul
Volkswagen miraton planin për shkurtimin e 50 mijë vendeve të tjera të punës në mbarë botën
Apple e riemërton Liqenin Ontario në "Liqeni Amerika" në hartat e SHBA-së
Türkiye synon thellimin e lidhjeve tregtare, mbështet rimëkëmbjen ekonomike të Halepit
Rusia ndërton sistemin e internetit global satelitor që rivalizon Starlink
Çmimet e naftës bien, ndërsa tregjet presin sanksionet e reja amerikane ndaj Iranit
Qeveria gjermane përpiqet t'i zbusë shqetësimet për rezervat e gazit, niveli mbetet në 50 për qind
Kina: Kombet janë të lira të zgjedhin modelet e inteligjencës artificiale
Festivali "TEKNOFEST Atdheu Blu" do të prezantojë teknologjitë detare të Türkiyes
Meta prezanton modelin e ri të inteligjencës artificiale
Modelet e IA-së përdorën identitete të rreme për të mashtruar njerëz të vërtetë gjatë testimit
Türkiye synon ta ndërtojë markën "havjari turk", eksportet e prodhimeve të detit shënojnë rekord
OpenAI: Modelet e IA-së dolën jashtë kontrollit gjatë testimeve dhe kryen sulm kibernetik
Departamenti i Drejtësisë: Versioni TikTok-ut në ShBA përjashtohet nga ndalimi në pajisjet federale
Türkiye lëshon në hapësirë orën atomike të zhvilluar në vend
Apple kalon Nvidia-n si kompania me vlerën më të madhe në botë mes shitjeve në sektorin e IA-së
Türkiye kërkon përfshirje të plotë në politikën "Made in EU" të BE-së për industrinë automobilistike