| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosova kërkon mbështetjen e Hungarisë për avancimin drejt anëtarësimit në BE
Presidentja Shiroka-Pula diskutoi me homologun e saj hungarez për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, procesin e integrimit evropian të Kosovës, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë në rajon.
Kosova kërkon mbështetjen e Hungarisë për avancimin drejt anëtarësimit në BE
Kosova kërkon mbështetjen e Hungarisë për avancimin drejt anëtarësimit në BE / َAA

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila u prit në takim nga homologu hungarez, Andras Baka, ka kërkuar mbështetjen e Hungarisë për integrimin evropian të Kosovës.

Siç njofton Zyra e Presidentes, presidentja Shiroka-Pula diskutoi me homologun e saj hungarez për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, procesin e integrimit evropian të Kosovës, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë në rajon.

Duke folur për integrimin evropian, presidentja Shiroka-Pula theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) mbetet synim strategjik i Kosovës, ndaj kërkoi mbështetjen e Hungarisë për avancimin e vendit drejt statusit të kandidatit për anëtarësim dhe hapave të mëtejshëm të procesit integrues.

Presidentja Shiroka-Pula, e cila vlerësoi marrëdhëniet midis Kosovës dhe Hungarisë, rikujtoi se Hungaria ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, më 19 mars të vitit 2008, derisa shprehu interesimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë kontekst, presidentja kosovare theksoi rëndësinë e identifikimit të fushave të reja të bashkëpunimit, veçanërisht në ekonomi, arsim dhe mbrojtje.

Ajo po ashtu shprehu mirënjohjen për kontributin e Hungarisë në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR), duke e vlerësuar rëndësinë e këtij kontributi për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë