Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se forcat izraelite do të mbeten në një “zonë sigurie” në jug të Libanit derisa Hezbollahu të çarmatoset, duke komentuar marrëveshjen e re kornizë të arritur mes Izraelit dhe Libanit nën sponsorizimin e ShBA-së.
“Gjëja më e rëndësishme është se, para së gjithash, Izraeli mbetet në zonën e sigurisë në jug të Libanit… Ne do ta ruajmë atë për aq kohë sa Hezbollahu të mos jetë çarmatosur”, tha Netanyahu në një deklaratë të regjistruar.
Ai tha se marrëveshja lejon dislokimin e ushtrisë libaneze në zona të caktuara bazuar në “rekomandimin” e ushtrisë izraelite, ndërsa zbatimi i saj pritet të nisë përmes “dy fazave pilot”.
Ai shtoi se njëra nga dy zonat nga të cilat pritet të tërhiqen forcat izraelite ndodhet jashtë “zonës origjinale të sigurisë”, ndërsa një pjesë e vogël e zonës së dytë bie brenda asaj që ai e përshkroi si “zona e zgjeruar e sigurisë”.
Libani dhe Izraeli nënshkruan në Washington një “marrëveshje kornizë” të sponsorizuar nga ShBA-ja, duke përmbyllur raundin e pestë të negociatave ndërmjet dy palëve.





















