| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e krahut ushtarak të Hamasit
Sipas një deklarate të ushtrisë izraelite, al-Haddad është vrarë në një sulm në Qytetin e Gazës.
Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e krahut ushtarak të Hamasit
Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e krahut ushtarak të Hamasit / AA

Ushtria izraelite tha sot se ka vrarë Izz al-Din al-Haddadin, komandant i krahut ushtarak të grupit palestinez Hamas.

Sipas një deklarate të ushtrisë izraelite, al-Haddad është vrarë në një sulm në Qytetin e Gazës.

Deklarata vjen ndërsa ushtria izraelite vazhdon shkeljet e përditshme të armëpushimit në Rripin e Gazës, i cili hyri në fuqi në tetor 2025. Armëpushimi erdhi pas një lufte dyvjeçare të Izraelit në Gaza, ku u vranë mbi 72.000 persona dhe u plagosën më shumë se 172.000 të tjerë.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare nga Hamasi për këtë çështje.