| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kurti në Londër: Dekada e ardhshme mund të jetë e BE-së nëse ajo menaxhon betejat aktuale
Kurti përmendi agresionin rus dhe sfidat e sigurisë për Evropën, duke theksuar se Ukraina është një mundësi që Evropa të bashkohet në një nivel tjetër.
Kurti në Londër: Dekada e ardhshme mund të jetë e BE-së nëse ajo menaxhon betejat aktuale
Kurti në Londër: Dekada e ardhshme mund të jetë e BE-së nëse ajo menaxhon betejat aktuale / AA
7 orë më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dekada e ardhshme lehtë mund të jetë e Bashkimit Evropian (BE) nëse ajo arrin t’i menaxhojë betejat e saj në këtë dekadë.

Duke folur për luftën hibride në Konferencën e Londrës për Mbrojtje, Kurti përmendi agresionin rus dhe sfidat e sigurisë për Evropën, duke theksuar se Ukraina është një mundësi që Evropa të bashkohet në një nivel tjetër.

“Nëse BE-ja arrin të menaxhojë beteja të caktuara në këtë dekadë, dekada e ardhshme lehtë mund të jetë dekada e BE-së. Këtu jam shumë optimist që të dyja, NATO-ja, veçmas Mbretëria e Bashkuar dhe ShBA-ja, mund të luajnë një rol të madh”, tha Kurti.

Kurti po ashtu foli për rëndësinë e zhvillimit të industrisë ushtarake, përkatësisht prodhimit të armëve dhe municionit, si dhe atë të edukimit të të rinjve.

Sipas tij, lufta hibride nuk është zëvendësim i luftës klasike, por vetëm fazë përgatitore për të. Ai theksoi se ajo është bërë normë kudo dhe se në ditët e sotme është lajm nëse nuk ka luftë hibride në ndonjë raund zgjedhjesh.

Kryeministri Kurti tha se është e rëndësishme që të ndërtohet qëndrueshmëri dhe adaptueshmëri në raport me këtë sfidë, si dhe foli edhe për ndikimet në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka arsye për shumë relaksim, si të thuash, sepse Serbia është një përfaqësues i Rusisë dhe atje janë 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit të shtetit tim. Të gjitha janë në atë që quhet zonë e sigurisë e NATO-s”, tha ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë