| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Rama dhe Meloni takohen në Romë, në fokus bashkëpunimi rajonal dhe evropian
Rama pritet do të takohet edhe me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto.
Rama dhe Meloni takohen në Romë, në fokus bashkëpunimi rajonal dhe evropian
Rama dhe Meloni takohen në Romë, në fokus bashkëpunimi rajonal dhe evropian / TRT Balkan
2 orë më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë pune në Itali, ku është takuar me homologen italiane, Giorgia Meloni. 

Sipas njoftimit nga Kryeministria e Shqipërisë, Rama u prit në ceremoni zyrtare nga kryeministrja e Republikës së Italisë në Pallatin Chigi.

Gjithashtu, theksohet se Rama dhe Meloni zhvilluan më pas një takim kokë më kokë, me fokus ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimin e marrëdhënieve, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.

Rama pritet do të takohet edhe me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Kryeministria e Shqipërisë ka deklaruar se vizita realizohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë