| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Tiranë, vazhdoi në ditën e 29-të protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në Tiranë në ditën e 29-të të protestës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.
Tiranë, vazhdoi në ditën e 29-të protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje"
Tiranë, vazhdoi në ditën e 29-të protesta me moton "Shqipëria nuk është në shitje" / AA

Në Shqipëri vazhdojnë protestat kundër qeverisjes në vend, mbi çështjen e projektit turistik në zonën e Zvërnecit në Qarkun e Vlorës dhe kundër ndërtimeve në zona të mbrojtura.

Mijëra qytetarë u mbledhën sërish në Tiranë në ditën e 29-të të protestës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbeu”, për të vijuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë. Pas qëndrimit disa orë në bulevard, protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë, të rinjtë kanë marrë pjesë në mënyrë masive në protestat në javët e fundit, si dhe shqiptarë të diasporës, të cilët gjithashtu sipas tyre kërkojnë largimin e klasës aktuale politike.

Të nismuara nga aktivistë dhe të mbështetura nga qytetarët, protesta janë zgjeruar edhe mbi çështje të tjera, si krijimi i një qeverie teknike, shfuqizimin kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin ligjit të njohur si "Paketa e Maleve" dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Në javët e fundit janë organizuar protesta të ngjashme edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërkohë janë mbajtur protesta edhe nga shqiptarët që jetojnë në disa vende të Evropës.

Gjatë një proteste më 30 maj në zonën e Zvërnecit u shënuan incidente, ku sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, disa roje të një kompanie private të sigurisë tërhoqën zvarrë një qytetar, duke shkaktuar më pas fillimin e protestave në Tiranë.

Në lidhje me çështjen, kryeministri Rama ka deklaruar se projekti në Zvërnec po ndjek procedurat ligjore dhe mjedisore, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur një projekt përfundimtar apo studim të plotë të ndikimit në mjedis.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë