Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e ShBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu.
Siç njoftoi Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes në një postim në rrjetin social amerikan X, gjatë bisedës me Trumpin, Erdoğan shprehu shqetësimin për incidentin e të shtënave që ndodhi në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
TË REKOMANDUARA
Presidenti turk e përshkroi incidentin si një “akt të urryer kundër demokracisë dhe lirisë së shtypit”, si dhe uroi shërim të shpejtë për oficerin e sigurisë të plagosur në incident.
BURIMI:TRT Haber



















