Forcat amerikane të enjten hoqën bllokadën ndaj gjithë trafikut detar që hyn dhe del nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, tha Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM), pak pasi ShBA-ja dhe Irani nënshkruan një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
“Sot, forcat amerikane hoqën bllokadën ndaj të gjithë trafikut detar që hyn dhe del nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, në përputhje me udhëzimin e Presidentit (Donald Trump)”, tha CENTCOM-i në një deklaratë në X.
Ajo tha se forcat amerikane “nuk po pengojnë kalimin e anijeve drejt ose nga portet iraniane në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit”.
“Të gjitha përpjekjet e ushtrisë amerikane për zbatimin e bllokadës kanë përfunduar. Anijet tona të mëdha detare do të qëndrojnë në zonën e përgjithshme për t’u siguruar që të gjitha aspektet e marrëveshjes të respektohen, të zbatohen dhe të jenë plotësisht në fuqi dhe efekt”.














