Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance nuk do të niset për në Zvicër pasi detajet logjistike për bisedimet e pritshme teknike me Iranin mbeten të pazgjidhura, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Vance pritej të udhëtonte në Zvicër si pjesë e përpjekjeve për të çuar përpara diskutimet e lidhura me Iranin.
"Siç tha zv/presidenti në konferencën e tij për media, planet për bisedimet e ardhshme teknike nuk janë finalizuar dhe delegacioni amerikan është përgatitur të largohet në rastin e parë të disponueshëm. Por, logjistika e këtyre negociatave nuk ka qenë kurrë e thjeshtë apo e parashikueshme", tha zëdhënësi.
ShBA-ja pret me padurim fillimin e bisedimeve teknike "sa më shpejt të jetë e mundur", shtoi zëdhënësi.
Vance u tha gazetarëve se ai ka në plan të shkojë në Zvicër dhe bisedimet teknike me Iranin mund të fillojnë "këtë fundjavë".
"Kam në plan të shkoj në Zvicër. Këto negociata teknike do të fillojnë diku këtë fundjavë. Ky është ende plani. Por, kjo mund të ndryshojë sepse Irani nuk është një vend i lehtë për t'u koordinuar, për t'u nxjerrë (në tryezë). Ne po përpiqemi të kuptojmë saktësisht se kur do të ndodhë kjo. Dyshoj këtë fundjavë, por nuk jam i sigurt", tha Vance.





















