| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëri, fillon festivali i xhazit, performojnë artistë nga Türkiye
Me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre", pjesë e këtij festivali janë artistët turq: në klarinetë Ramazan Sesler, në piano Kaan Biyikoglu, në bas kitarë Enver Muhamedi dhe në Darbuka, Cajon, Ismail Pesluk.
Shqipëri, fillon festivali i xhazit, performojnë artistë nga Türkiye
Në Shqipëri fillon festivali i xhazit, performojnë artistë nga Turqia / TRT Balkan
2 orë më parë

Në Shqipëri ka filluar edicioni i 6-të i festivalit të xhazit “Balkan Jazz Showcase”, ndërkohë kanë performuar edhe artistë nga Türkiye.

Në hapje të festivalit në ambientet e Shkollës 9-vjeçare të Muzikës "Servete Maçi" në Tiranë, ishin përfaqësues të institucioneve turke, të institucioneve organizatore, artistë, studentë, nxënës dhe të ftuar të tjerë.

Në ditën e parë të festivalit, përveç artistëve turq, performuan edhe artistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre", pjesë e këtij festivali janë artistët turq: në klarinetë Ramazan Sesler, në piano Kaan Biyikoglu, në bas kitarë Enver Muhamedi dhe në Darbuka, Cajon, Ismail Pesluk.

Në një deklaratë për Anadolu, koordinatori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, tha se kanë përgatitur një program në kuadër të festivalit me artistët që vijnë nga Türkiye, sipas tij, me në krye një nga klarinetistët e famshëm.

"Kjo është një muzikë e cila është e ndërthurur me muzikën e Trakyas dhe të Ballkanit dhe që na sjellë një aromë të xhazit. Ne si institut do të kemi gjithashtu edhe pjesëmarrje në festivale të tjera", u shpreh Sakoglu.

Festivali organizohet në datat 16-19 prill nga “Jazz in Albania Festival”, me mbështetjen e Bashkisë Tiranës, “Institutit “Yunus Emre”-Tiranë, Ambasadës së Polonisë në Tiranë dhe disa platformave muzikore.

Sipas organizatorëve, ky festival është platformë dedikuar lidhjes së artistëve të xhazit nga Shqipëria, Türkiye dhe vende të tjera Ballkanit dhe më gjerë, nxitjes së bashkëpunimit, shkëmbimit kulturor dhe zërave të rinj krijues.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë