Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, tha sot se Katari dhe Türkiye mbështesin përpjekjet e ndërmjetësimit të Pakistanit që synojnë përfundimin e luftës në Iran dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Gjatë fjalimit të tij në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan në Doha, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, tha se të dyja vendet mbështesin përpjekjet diplomatike për ta rivendosur stabilitetin në rajon dhe për ta siguruar lirinë e lundrimit përmes rrugës strategjike ujore.
"Katari dhe Türkiye mbështesin përpjekjet e ndërmjetësimit të Pakistanit për t'i dhënë fund luftës (në Iran), për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit", tha ai.
Sipas tij, Teherani nuk duhet ta përdorë ngushticën si mjet shtypjeje ose shantazhi ndaj vendeve të Gjirit. Al Thani foli më tej për zhvillimet në Gaza, duke akuzuar Izraelin për shkelje të vazhdueshme të armëpushimit në enklavë.
"Izraeli vazhdon të shkelë armëpushimin në Rripin e Gazës dhe po përdor ndihmën humanitare si armë", deklaroi Al Thani.
Konferenca e përbashkët për mediat ishte pjesë e vizitës së punës së Fidanit në kryeqytetin e Katarit.



















