Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO), është mbajtur seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim.
GjKKO-ja vendosi në seancën e sotme rrëzimin e kërkesës së ish-presidentit Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi masën "arrest në burg".
Procesi gjyqësor në themel për këtë çështje filloi më 27 prill, ndërkohë në seancën e sotme i pranishëm ishte edhe Meta.
TË REKOMANDUARA
Seanca e radhës pritet të konfirmohet në vazhdim nga GjKKO-ja.
Gjykatat në Shqipëri kanë refuzuar edhe në seancat e kaluara kërkesat e ish-presidentit Meta për lirim nga paraburgimi.




















