| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye mirëpret shpërbërjen e SDF-së dhe integrimin e saj në institucionet shtetërore siriane
Ministria thotë se ky hap do të ndihmojë në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë dhe në forcimin e parimit "një shtet, një ushtri".
Türkiye mirëpret shpërbërjen e SDF-së dhe integrimin e saj në institucionet shtetërore siriane
Türkiye mirëpret shpërbërjen e SDF-së dhe integrimin e saj në institucionet shtetërore siriane/ AA

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes mirëpriti shpërbërjen e grupit Forcat Demokratike Siriane (SDF) dhe integrimin e tij në institucionet shtetërore siriane.

Ministria tha se ky hap është një zhvillim i rëndësishëm për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë dhe forcimin e parimit "një shtet, një ushtri".

Deklarata u bë në përgjigje të një pyetjeje lidhur me shpërbërjen dhe integrimin gjatë një konference javore për shtyp në provincën Afyonkarahisar të Türkiyes..

"Forcat tona të Armatosura Turke do ta vazhdojnë mbështetjen, në kuadër të marrëveshjes ekzistuese të bashkëpunimit ushtarak, për të ndihmuar në shtrirjen në gjithë vendin të dinamikës pozitive të arritur në Siri, për të siguruar stabilitet të qëndrueshëm dhe për të forcuar kapacitetet e ushtrisë siriane, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit", thuhet në deklaratë.

Ministria tha gjithashtu se po i monitoron nga afër sulmet e Izraelit ndaj Sirisë dhe theksoi se ato duhet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo shtoi se po ndjek përpjekjet e SHBA-së për krijimin e një mekanizmi për uljen e tensioneve që do të përfshinte Sirinë.