| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Izraeli intensifikon sulmet në jug të Libanit, shënjestron 7 qyteza
Bombardime artilerie dhe shpërthime goditën rrethet Tir dhe Nabatieh, duke shkaktuar zjarr në Zawtar al-Sharqiya, ndërkohë që nuk raportohet për viktima.
Izraeli intensifikon sulmet në jug të Libanit, shënjestron 7 qyteza
Izraeli intensifikon sulmet në jug të Libanit, shënjestron 7 qyteza

Ushtria izraelite intensifikoi sulmet e saj në jug të Libanit të premten, me bombardime artilerie dhe shpërthime që shënjestruan shtatë qyteza në rrethet Tir dhe Nabatiehç

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) tha se sulmet shënjestruan qytezat Mansouri, Majdal Zoun, Buyout al-Sayyad, Beit Lif dhe Srebbine në rrethin e Tirit, si dhe Zawtar al-Sharqiya dhe Mayfadoun në Nabatieh.

Në Tir, zjarri i artilerisë izraelite shënjestruan në mëngjes periferitë e Beit Lifit dhe Srebbines, pas bombardimeve të ngjashme në agim në Mansouri, Majdal Zoun dhe Buyout al-Sayyad.

Forcat izraelite kryen gjithashtu shpërthime në Mansouri, tha agjencia, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në Nabatieh, Zawtar al-Sharqiya dhe periferitë e Mayfadounit u vunë nën zjarr të herëpashershëm të artilerisë izraelite.

Një tank izraelit Merkava gjithashtu bombardoi lagje në Zawtar al-Sharqiya nga drejtimi i Mayfadounit, ndërsa pranë periferive perëndimore të qytezës u dëgjuan shpërthime të njëpasnjëshme dhe breshëri nga mitralozë të rëndë.

Bombardimet shkaktuan zjarr në një lagje të Zawtar al-Sharqiyas pranë Mayfadounit.

Agjencia nuk raportoi për viktima apo të plagosur nga sulmet.

Sulmet vijnë në mes të përshkallëzimit të vazhdueshëm izraelit kundër fshatrave dhe qytezave në gjithë jugun e Libanit, pavarësisht një marrëveshjeje mes Bejrutit dhe Tel-Avivit që parashikon tërheqjen graduale të Izraelit si pjesë e një procesi negociatash të ndërmjetësuar nga ShBA-ja.

Që nga 2 marsi 2026, sulmet izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 4.000 persona dhe kanë plagosur mbi 12.000 të tjerë, ndërsa kanë detyruar më shumë se 1 milion persona të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas autoriteteve libaneze.

Izraeli pushton zona në jug të Libanit, disa prej të cilave i mban prej dekadash, ndërsa të tjerat i ka marrë gjatë luftës së viteve 2023-2024, dhe ka zgjeruar pushtimin e territorit libanez gjatë ofensivës së tij ushtarake në vazhdim.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë