| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Trump: Rusia dhe Ukraina dakordohen t’i ndalojnë sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës
Trumpi gjithashtu ia atribuoi rritjen e çmimeve globale të dizelit kryesisht luftës Rusi-Ukrainë, dhe jo luftës ShBA-Izrael me Iranin.
Trump: Rusia dhe Ukraina dakordohen t’i ndalojnë sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës
Trump: Rusia dhe Ukraina dakordohen t’i ndalojnë sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të hënën se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës.

“Ukraina ka rënë dakord të mos godasë objektivat energjetike ruse. Rusia ka rënë dakord për të njëjtën gjë”, tha Trump në Truth Social.

Trump gjithashtu ia atribuoi rritjen e çmimeve globale të dizelit kryesisht luftës Rusi-Ukrainë, dhe jo luftës ShBA-Izrael me Iranin.

“Rritja e çmimit të dizelit në botë kryesisht është shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë, jo Irani”, shtoi ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë