I dërguari i posaçëm i ShBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, mbërritën sot në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të takuar ndërmjetësuesit dhe për të diskutuar rrjedhën e negociatave me Iranin, njoftoi Ministria e Jashtme të Katarit.
"Nuk ka asnjë takim të nivelit të lartë të planifikuar aktualisht midis ShBA-së dhe Iranit", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majed al-Ansari në komentet e transmetuara nga mediat e Katarit.
Ai shtoi se Witkoff dhe Kushner "nuk do të takohen drejtpërdrejt" me zyrtarët iranianë. Sipas tij, transferimi i 6 miliardë dollarëve prej 12 miliardë dollarësh në fondet e ngrira iraniane "do të dakordohet nga ShBA-ja dhe Irani".
"Çështja e fondeve të ngrira është e lidhur me përparimin e negociatave midis Uashingtonit dhe Teheranit", shtoi zëdhënësi, Al-Ansari.






















