| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Magyar: Hungaria do të ndalojë tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
Magyar theksoi se nëse hyn në Hungari dikush që është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe person i kërkuar, ai duhet të ndalohet.
Magyar: Hungaria do të ndalojë tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
Magyar: Hungaria do të ndalojë tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale / AA
2 orë më parë

Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, Peter Magyar, ka deklaruar se Budapesti do të ndalojë tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, si dhe ka theksuar se udhëheqësit që kërkohen nga gjykata duhet të arrestohen, transmeton Anadolu.

Magyar u tha gazetarëve në Qendrën e Kongresit dhe Ekspozitës Hungexpo Budapest se ai do të ndalojë tërheqjen nga gjykata, një proces i inicuar nga qeveria në largim e Viktor Orbanit vitin e kaluar.

Siç raportoi portali hungarez i lajmeve Telex, ai theksoi se nëse hyn në Hungari dikush që është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe person i kërkuar, ai duhet të ndalohet.

"Nuk kam nevojë t'ju tregoj gjithçka në telefon”, tha MAgyar në përgjigje të një pyetjeje nëse ka folur për këtë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale së bashku me ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë