| Albanian
SPORT
2 minuta leximi
Italia emëron Mancinin trajner të kombëtares për herë të dytë
Ish-trajneri që fitoi "Euro 2020", Roberto Mancini është rikthyer te kombëtarja italiane ndërsa Federata Italiane e Futbollit kërkon stabilitet pas trazirave brenda fedetarës.
Italia emëron Mancinin trajner të kombëtares për herë të dytë
Italia emëron Mancinin trajner të kombëtares për herë të dytë

Roberto Mancini do të rikthehet si trajner i kombëtares së Italisë për një mandat të dytë, tha presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malago, në një mbledhje të këshillit të federatës, sipas ANSA-s.

Agjencia italiane e lajmeve raportoi se Mancini, i cili aktualisht është pa kontratë pas një periudhe te klubi Al-Sadd i Katarit, do të pasojë në detyrë pas trazirave brenda federatës, pas dështimit të emërimit të pritur të Andrea Pirlos.

Ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Lazios gjithashtu ka drejtuar klubin turk Galatasaray gjatë sezonit 2013-2014, përpara se të rikthehej në drejtimin e kombëtareve.

Mancini më parë e udhëhoqi Italinë drejt titullit të Kampionatit Evropian UEFA "Euro 2020", por gjithashtu drejtoi ekipin gjatë dështimit për t'u kualifikuar në Kupën e Botës FIFA 2022, përpara se të largohej nga kombëtarja në vitin 2023 për ta marrë drejtimin e Arabisë Saudite.

Pirlo, pjesë e skuadrës së Italisë që fitoi Kupën e Botës në vitin 2006, ishte shfaqur si kandidati kryesor pasi trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e refuzoi postin javën e kaluar.

Megjithatë, emërimi i tij raportohet se u bllokua pas polemikave lidhur me sponsorizimin e tij nga kompania ruse e basteve "Fonbet", duke shkaktuar krizë brenda federatës.

Sipas ANSA-s, drejtori teknik i FIGC-së, Paolo Maldini dhe këshilltari Leonardo dhanë dorëheqje më pak se tri javë pasi morën detyrat e tyre për shkak të këtij vendimi.

Raporti shtoi se ish-trajneri i Leicester Cityt dhe AS Roma, Claudio Ranieri, pritet të bëhet drejtori i ri teknik i federatës.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë