| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Libani dhe Izraeli dakordohen për “zonat pilot” nën kontrollin e ushtrisë libaneze
“Armëpushimi kushtëzohet nga ndërprerja e plotë e zjarrit nga Hezbollahu dhe tërheqja e të gjithë pjesëtarëve të Hezbollahut nga sektori jugor i lumit Litani”, thuhet në deklaratë.
Libani dhe Izraeli dakordohen për “zonat pilot” nën kontrollin e ushtrisë libaneze
Libani dhe Izraeli dakordohen për “zonat pilot” nën kontrollin e ushtrisë libaneze / Reuters

Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushimin e brishtë mes tyre dhe të krijojnë “zona pilot”, ku Forcat e Armatosura Libaneze do të kenë kontroll ekskluziv territorial, pa praninë e aktorëve të tjerë joshtetërorë, sipas një deklarate të përbashkët të publikuar të mërkurën.

“Armëpushimi kushtëzohet nga ndërprerja e plotë e zjarrit nga Hezbollahu dhe tërheqja e të gjithë pjesëtarëve të Hezbollahut nga sektori jugor i lumit Litani”, thuhet në deklaratë, e cila u publikua pas raundit të katërt të bisedimeve të ndërmjetësuara nga ShBA-ja në Departamentin e Shtetit.

Të dyja palët ranë dakord që “të avancojnë me shpejtësi krijimin e zonave pilot, në të cilat Forcat e Armatosura Libaneze do të marrin kontroll ekskluziv të territorit, duke përjashtuar të gjithë aktorët joshtetërorë”, thuhet më tej në deklaratë.

“Këto hapa do të mundësojnë përparim drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqe dhe siguri”, shtohet në të. Palët gjithashtu ranë dakord të rifillojnë bisedimet politike dhe të sigurisë gjatë javës së 22 qershorit, me synimin për të arritur një marrëveshje të plotë.

Sipas burimeve libaneze që folën për Anadolu, dita e dytë dhe e fundit e negociatave në selinë e Departamentit amerikan të Shtetit zgjati më shumë se gjashtë orë.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga ShBA-ja vijnë pas javësh sulmesh pothuajse të përditshme izraelite në Liban, të cilat kanë vrarë afro 3.500 persona që nga 2 marsi, pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 17 prill dhe më pas u zgjat deri në fillim të korrikut.

Konflikti së fundmi u përshkallëzua pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi thellimin e inkursionit ushtarak dhe bëri thirrje për sulme ndaj Bejrutit.

Megjithatë, sipas raportimeve mediatike, Netanyahu u frenua pas një bisede të tensionuar telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Papa thirrje kundër luftës dhe riarmatimit, i cilëson si “dështim” të shoqërive
BE-ja vendos sanksione ndaj zyrtarëve të Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit
Organizata Amnesty International: E drejta për tubim paqësor në Greqi “shkelet haptazi”
Italia pranon të marrë mbrapsht azilkërkuesit nga Holanda
Trumpi: Po të mos isha unë, nuk do të kishte Izrael tani
Kryeministri kanadez: Nuk do të reagojmë ndaj çdo gjëje që Trumpi poston në rrjete
ShBA-ja pret raundin e katërt të negociatave të drejtpërdrejta Izrael-Liban
Irani: Jemi gati më shumë se në të kaluarën nëse rifillon lufta me ShBA-në
Teherani shqyrton tekstin final të marrëveshjes me ShBA-në
Pse rritja politike e "Reform" po i bën myslimanët britanikë të ndihen të pasigurt?
Trumpi dhe Al Sharaa diskutojnë heqjen e sanksioneve amerikane dhe rindërtimin e Sirisë
Trumpi: Irani kërkon marrëveshje, u bën thirrje kritikëve të lejojnë vazhdimin e negociatave
OKB-ja paralajmëron për përshkallëzim të marrëdhënieve Rusi-Ukrainë, kërkon rikthimin e bisedimeve
Korpusi ushtarak gjermano-holandez merr rol të ri komandues në frontin baltik të NATO-s
CNN-i: Trumpi kërcënon një në 13 vende në botë
Gjykata gjermane gjobit një person për fyerje ndaj kancelarit Merz në rrjetet sociale
Rusia akuzon Estoninë për minim të marrëveshjeve kufitare në Liqenin Çudskoye dhe lumin Narva
ShBA-ja do të reduktojë ndjeshëm kontributet ushtarake në NATO
Irlanda synon ndalimin e importeve nga vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze
Holanda avancon planet për qendra kthimi të migrantëve jashtë BE-së