| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Sllovenia kundërshton Rusinë lidhur me kërcënimet për sulme të reja ndaj Kievit
Lubjana vlerësoi se kërcënimet ruse për sulme ndaj kryeqytetit ukrainas dhe thirrjet që diplomatët të largohen nga Kievi janë të papranueshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Sllovenia kundërshton Rusinë lidhur me kërcënimet për sulme të reja ndaj Kievit
Sllovenia kundërshton Rusinë lidhur me kërcënimet për sulme të reja ndaj Kievit

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë njoftoi sot se ka thirrur për bisedë të ngarkuarin e përkohshëm me punë të ambasadës ruse në Slloveni, për shkak të kërcënimeve ruse për sulme të reja ndaj Kievit dhe thirrjeve të fundit të Moskës drejtuar diplomatëve dhe të huajve për të largohen nga kryeqyteti i Ukrainës.

“Kërcënimet ruse për sulme të reja ndaj Kievit dhe deklaratat me të cilat u bëhet thirrje diplomatëve dhe të huajve të largohen nga Ukraina janë të papranueshme dhe përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane.

Sllovenia i ka bërë thirrje Rusisë që “t'i ndalojë sulmet e qëllimshme ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, si dhe ta pranojë armëpushimin dhe negociatat për paqe të drejtë në Ukrainë”.

“Sllovenia mbetet në Kiev dhe do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën”, theksoi sekretarja shtetërore Neva Grashiq, e cila po merr pjesë në një takim joformal të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Administratën Greke të Qipros Jugore.

Rusia disa ditë më parë ka kërcënuar me një valë të re sulmesh “sistematike” ndaj Kievit, pasi kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit ukrainas që nga fillimi i luftës.

Ajo u bëri thirrje shtetasve të huaj dhe diplomatëve që të largohen sa më shpejt nga Kievi, ndërsa banorëve të qytetit t’u shmangen ndërtesave administrative dhe ushtarake. Ukraina i ka quajtur këto kërcënime ruse “asgjë tjetër përveç shantazh të paturpshëm” dhe u ka bërë thirrje aleatëve të rrisin presionin ndaj Moskës.

Shtohet se sulmet ruse ndaj Kievit “praktikisht nuk janë ndalur për një javë që nga fillimi i luftës” dhe se rreziku i përgjithshëm i sigurisë që paraqet Moska “mbetet i njëjtë si në vitet ose muajt e mëparshëm”.

Katër persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 100 të tjerë janë plagosur në sulmet e mëdha ruse të së shtunës në mbrëmje.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë