Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka deklaruar se Ankaraja do të vazhdojë të marrë përgjegjësi për zgjidhjen e çështjeve rajonale.
Në një postim në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Fidan komentoi takimet e ministrave të jashtëm R4 dhe R4+E3, të mbajtura në Istanbul me pjesëmarrjen e Italisë.
Fidan tha se Türkiye priti në Istanbul një takim që bashkoi përfaqësues nga tetë vende për t'i diskutuar sfidat dhe konfliktet e ndërlidhura që prekin Lindjen e Mesme dhe Evropën.
Ai tha se pjesëmarrësit ranë dakord që mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë, duke u udhëhequr nga parimi i përgjegjësisë dhe pronësisë rajonale mbi proceset e zgjidhjes.
“Shpresojmë që kjo nismë, të cilën e kemi udhëhequr, të shndërrohet në një mekanizëm të qëndrueshëm dhe të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Si Türkiye, duke e marrë parasysh pozicionin tonë qendror mes dy rajoneve, ne do të vazhdojmë të marrim përgjegjësi për zgjidhjen e çështjeve rajonale”, tha Fidan, duke falënderuar homologët e tij që morën pjesë në takim.






















